Ngadalësohet kreditimi në Eurozonë

28 janar 2018 | 22:22

Huadhënia ndaj kompanive në Eurozonë u ngadalësua gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që qarkullimi i parasë në rajon, pësoi rënie në 4.6 për qind nga 4.9 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Gjatë muajit nëntor ndërkohë, niveli i huadhënies ndaj koorporatave preku nivelin më të lartë që prej krizës financiare globale një dekadë më parë, mirëpo dhjetori e zbriti këtë rekord. Gjatë këtij muaji, huadhënia ndaj biznesit u zgjerua me vetëm 2.9 për qind, duke u ngadalësuar nga 3.1 për qind që ishte në muajin paraprak, huadhënia ndaj familjarëve ishte 2.8 për qind, shkruan “Telegrafi”.

Ky trend pozitiv vie si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e politikave monetare mjaftë lehtësuese të BQE-së. Mirëpo, kundrejt rimëkëmbjes gjatë viteve të fundit dhe trendit mjaft pozitiv të kreditimit, nivelet mbeten ende shumë larg atyre të viteve përpara krizës financiare globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 4 shkurt, në Komunën e Ulqinit në Malin e…