Ngërçi politik, Dehari: Të gjitha partitë politike duhet t’i thërrasin arsyes dhe të hapin rrugë

28 maj 2025 | 11:51

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë me dije se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa marrëveshje në mes të partive politike.

Ai ka deklaruar se partitë politike duhet t’i thërrasin arsyes për tejkalimin e krizës politike.

Dehari ka vlerësuar se pozicioni i tij po keqkuptohet nganjëherë.

“Vonesa për konstituimin e Kuvendit nuk është në rregull, por unë jam vetëm ndërtues teknik sepse ka nganjëherë keqkuptime se e ke në dorë dhe pse nuk po e drejton. Mua nuk më lejohet që t’ua imponoj as votimin e as mënyrën e votimit, e as mos votimin. Është bërë pak tepër, qytetarët kanë të drejtë të shqetësohen. Nuk varët vetëm prej një subjekti, duhet që ti thërrasin arsyes te gjitha subjektet edhe të hapin rrugë”, ka thënë ai, duke tregua se si mund të dilet nga ngërçi aktual politik.

“Nga kjo situatë mund të dilet nëse krerët e partive merren vesh mes vete ta zhbllokojnë sepse situata nuk është mirë të mbes e bllokuar, nëse ata e zhbllokojnë është mirë edhe për ne këtu që jemi në Kuvend, për qytetarët dhe për Kosovën në përgjithësi”, është shprehur Dehari, raporton “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Drita ka njoftuar se është larguar nga…