Ngjarja e rëndë gjatë xhirimit të filmit “Rust” Akuzat dhe arrestimet e mëparshme të Alec Baldwin

22 tetor 2021 | 12:59

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e enjte, ku aktori i famshëm Alec Baldwin ka qëlluar me armë dy persona. 63-vjeçari ishte në shesh xhirim kur aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe regjisorin, Joel Souza.

Fatkeqësisht 42-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa sipas medieve të huaja, 48-vjeçari është plagosur rëndë.

CNBC shkruan se filmi po xhirohej në New Mexico, siç ka bërë të ditur edhe Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe. Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s, ku u shpall e vdekur. Souza u dërgua në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent për mjekim.

“Këtë mbrëmje ne mësuam se një nga anëtaret tona, Halyna Hutchins, Drejtoresha e Fotografisë së filmit ‘Rust’ në New Mexico, vdiq nga plagët e marra në set,”- tha John Lindley, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Kinematografëve dhe Rebeça Rhine, drejtoresha ekzekutive, në një deklaratë për “Variety”.

“Detajet janë të paqarta në këtë moment, por po punojmë për të mësuar më shumë. Ne mbështesim hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike. Kjo është një humbje e tmerrshme,”- thuhet në deklaratë.

Ndërkohë deri më tani, Policia nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj aktorit Alec Baldwin.

Por cili është roli i Alec Baldwin në film?

63-vjeçari është një bashkë-producent në filmin “Rust” dhe luan rolin e Harland Rust. Sipas skenarit të filmit nipi i tij 13-vjeçar është dënuar për vrasje aksidentale. Harland udhëton drejt Kansas për të nxjerrë nipin e tij nga burgu. Dy të arratisurit duhet të kalojnë Marshal Wood Helm dhe gjuetarin Fenton Lang për të shpëtuar.

I njohur për portretizimin e Presidentit Donald Trump në “Saturday Night Live” dhe për rolin në komedinë e NBC “30 Rock”, Baldwin ka fituar çmime të shumta “Emmy” dhe “Golden Globe”, si dhe është nominuar për një çmim “Academy Award” dhe “Tony”.

Baldwin ka drejtuar “SNL” 17 herë dhe ka luajtur tek filmat: “The Departed”, “Glengarry Glen Ross” dhe “Mission Impossible”. Ai ishte gjithashtu producent në filmin e regjisorit Souza “Crown Vic”.

Arrestimet e aktorit me famë botërore gjatë karrierës së tij në kinematografi

CNBC ka shkruar se Alec Baldwin njihet si një person që nuk ka durim, e kjo e ka përfshirë atë në incidente të ndryshme që u bënë shkak për arrestimin e tij. Ndaj 63-vjeçarit kanë rënduar edhe akuza të tjera.

Ishte viti 1995 kur Baldwin u akuzua për herë të parë se goditi me grusht një fotograf në Kaliforni. Më pas në vitin 2019, ai u akuzua për ngacmimin e një personi dhe më pas u shpall fajtor. Gjithçka nisi nga mosmarrëveshja për një vend parkimi në Manhattan në nëntor 2018.

Jo vetëm kaq, pasi policia e arrestoi për shkelje të rregullave rrugore, pasi u kap duke i dhënë biçikletës në kundërvajtje. Dyshohet gjithashtu se në ato momente ai nisi të debatonte me policët që e ndaluan.

Ngjarja e rëndë gjatë xhirimit të filmit “Rust”/

Jeta private e 63-vjeçarit

Aktori i famshëm i Hollywood-it është i martuar me Hilaria Baldwin dhe së bashku kanë gjashtë fëmijë. Ai gjithashtu ka një vajzë të quajtur Ireland nga martesa e mëparshme me aktoren Kim Basinger.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA - Një person ka mbetur i vdekur dhe një…