Zbuloni kush është 42-vjeçarja që u vra aksidentalisht nga aktori i famshëm

22 tetor 2021 | 12:53

SHBA – Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur gjatë xhirimeve të filmit më të ri, “Rust”. Ishte aktori i famshëm i Hollywood-it, Alec Baldwin, ai që qëlloi aksidentalisht për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, dhe plagosi regjisorin, Joel Souz.

Sipas një zëdhënësi nga prodhimi i filmit ka thënë se “aksidenti” përfshinte shkrepjen e gabuar të armës.

“Prodhimi është ndalur për momentin. Siguria e aktorëve dhe ekuipazhit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në deklaratën fillestare.

Por kush ishte Halyna Hutchins, e cila mbeti e vdekur në shesh xhirim?

Mediat e huaja shkruajnë se 42-vjeçarja lindi në vitin 1979 në Ukrainë. Ajo u rrit në një bazë ushtarake sovjetike. Hutchins ka studiuar në Universitetin e Kievit, ku u diplomua për gazetari ndërkombëtare.

Më pas punoi për produksione dokumentare britanike në Europën Lindore përpara se të vendoste të bënte filma vetë dhe të transferohej në Los Angeles.

Në vitin 2013, Helena kreu doktoraturën në Konservatorin e Institutit Amerikan të Filmit. Ndërsa në vitin 2019 ajo u emërua si një nga yjet e ardhshme nga revista American Cinematographer.

Ndërkohë kohët e fundit ajo ka punuar si kameramane për filmin “Archenemy” dhe karriera e saj ishte gjithnjë e në rritje.

U rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kushU rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kushU rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kushU rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kushU rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kushU rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kushU rrit në një bazë ushtarake sovjetike, zbuloni kush

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kardiologu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Daut Gorani,…