Kardiologu i QKUK-së i reagon Labit: Ta jap pagën time për të mos u bërë ministër i Shëndetësisë

22 tetor 2021 | 12:48

Kardiologu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Daut Gorani, i ka reaguar ish-deputetit dhe këngëtarit Labinot Tahiri, i cili i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta bëjë ministër të Shëndetësisë.

Gorani ia ka ofruar pagën e tij Labit, vetëm që të mos bëhet ministër.

“Unë ia jep pagën time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë. Më kujtohet kur rrëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!”, ka shkruar Gorani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ia ka rikujtuar disa…