Ngjarje e rëndë në St. Gallen: 40-vjeçari zviceran plagos 25-vjeçarin kosovar

09 qershor 2026 | 21:41

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të dielën në Zvicër, ku një kosovar është plagosur rëndë nga një zviceran.

Sulmi ka ndodhur në Grynaustrasse në Uznach, ku një shtetas 25-vjeçar kosovar dyshohet se është plagosur me një objekt të mprehtë.

Patrulla e policisë kantonale e St. Gallenit e gjeti 25-vjeçarin në një dyqan pranë shtëpisë së tij.

Pasi mori trajtimin fillestar mjekësor nga një mjek urgjence dhe ndihmësit mjekësorë, burri u dërgua në spital me lëndime që mund të rrezikonin jetën, shkruan 20minuten.ch.

Si pjesë e hetimit të menjëhershëm, siç shkruan Albinfo.ch, një burrë 40-vjeçar zviceran u arrestua.

Sipas gjetjeve të deritanishme, ai dyshohet se ka hyrë në apartamentin e 25-vjeçarit dhe e ka plagosur atë atje me një objekt të mprehtë.

Marrëdhënia midis dy burrave, rrethanat e sakta të incidentit dhe sfondi i krimit të dhunshëm janë aktualisht të paqarta. Hetimi është duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesimin e votave për…