Procesohen mbi 43% e vendvotimeve: Këta janë kandidatët më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK
Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesimin e votave për kandidatët për deputetë, pas zgjedhjeve të parakohshme paralamentare të 7 qershorit. Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 20:10 janë procesuar 1,091 nga 2,498 vendvotime, apo 43.67 për qind e vendvotimeve.
Me vazhdimin e procesit të numërimit, tashmë janë konsoliduar edhe renditjet e para brenda subjekteve kryesore politike.
Në këtë fazë të numërimit, në Lëvizjen Vetëvendosje prin Albin Kurti me 100,469 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 79,006 vota. Në dhjetëshen e parë të VV-së janë edhe Albulena Haxhiu me 45,713 vota, Hekuran Murati me 40,173, Donika Gërvalla-Schwarz me 36,995, Xhelal Sveçla me 29,874, Avni Dehari me 27,266, Hajrulla Çeku me 25,355, Mimoza Kusari Lila me 25,205 dhe Ejup Maqedonci me 22,402 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar deri tani është Bedri Hamza me 49,811 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 31,144 vota, Arian Tahiri me 27,020, Uran Ismaili me 24,277, Sala Jashari me 17,116, Vlora Çitaku me 16,740, Ganimete Musliu me 13,061, Arben Mustafa me 11,786, Mergim Lushtaku me 11,612 dhe Enver Hoxhaj me 11,294 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 32,321 vota, ndërsa Lumir Abdixhiku ka 29,407 vota. Në vijim janë Doarsa Kica Xhelili me 22,857 vota, Hykmete Bajrami me 18,066, Avdullah Hoti me 16,515, Ukë Rugova me 13,809, Kujtim Shala me 13,517, Anton Quni me 10,925, Armend Zemaj me 9,924 dhe Lutfi Haziri me 9,790 vota.
Ndërkaq, në AAK prin Ardian Gjini me 16,156 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 14,564 vota. Dhjetëshen e parë e plotësojnë Daut Haradinaj me 11,136 vota, Besnik Tahiri me 9,739, Bekë Berisha me 7,902, Burim Ramadani me 7,277, Time Kadrijaj me 7,027, Agim Çeku me 6,167, Arber Tolaj me 5,825 dhe Albana Bytyqi me 4,079 vota.
Këto rezultate janë preliminare dhe mund të ndryshojnë me vazhdimin e procesimit të vendvotimeve të mbetura.



