Ngjarjet kryesore sot në Kosovë

25 shkurt 2021 | 07:19

“Epoka e re” sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:45 Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon Ceremoninë e Certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel “Amazona”, Milloshevë)

10:00 Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Objekti “Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

11:00 Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom)

11:00 Dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura”, Dobrushtë)

13:00 ORCA bën publikimin e “Raportit të Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2”. (Zyra e ORCA-së, Prishtinë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja dhe modelja Morena Taraku nuk është përmbajtur në fotot…