Ngjela i bën thirrje Ramës që të kurohet sa më shpejt Fatos Nano

29 gusht 2023 | 19:50

Ish ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, i bën thirrje kreut socialist Edi Rama që të nxisë kurimin e Fatos Nanos.

Fatos Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore! Lideri historik i PS është shtruar në reanimacion në Tiranë. Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë”, thotë Ngjela në një mesazh publik.

Duke shtuar se “nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm”, Ngjela thekson se “Partia Socialiste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos”.

Ngjela thotë se Nano është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë, formoi një parti të majtë me koncepte moderne, lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme.

Po ashtu Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik, thotë Ngjela dhe vazhdon:

“Fatos Nano i dha të kuptuar botës demokratike në Perëndim se doli edhe në Shqipëri një parti që personaliteti i partisë nuk mund të fyejë personalitetin e anëtarit të saj dhe, as individualitetin e tij e të liderëve të saj, që janë në garë politike me njëri-tjetrin.

Nano u tregoi shqiptarëve jo me fjalë, por me Vepra të plota, se, partia politike është bashkim vullnetar individësh me një ideologji dhe filozofi të brendshme që mund të ndryshojë sa herë që këtë e kërkon faktori kombëtar, në funksion të zhvillimit kombëtar;

Fatos Nano është i pari kryeministër shqiptar që dinte të sillej si njeri e jo si pushtetar absolut në marrëdhëniet e tij shoqërore: i qetë, me humor, i thjeshtë, replikues i këndshëm dhe gjithmonë me një theks të ri politik;

Dhe në fund: Fatos Nano i dha shumë historisë së shtetit shqiptar, dhe deri tani ai është kampioni i vetëm i kryeministrit shqiptar që dinte ta mbronte personalitetin e tij, jo me “rasson” e kryeministrit si mjet presioni, por me intelektin e tij të lartë qytetar që ai e disponon në formimin e tij shkencor”, thotë Ngjela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet…