Ngordhin nga uria 55 elefantë

24 tetor 2019 | 11:22

Të paktën 55 elefantë kanë ngordhur nga uria në Parkun Kombëtar të Zimbabve në Hwange gjatë dy muajve të fundit.

“Situata është e rëndë. Elefantët po ngordhin nga uria dhe ky është një problem i madh”, ka thënë zëdhënësi Tinashe Farawo.

Thatësira ka ulur masivisht prodhimin e të korrave në Zimbabve. Një e treta e popullsisë raportohet se ka nevojë për ndihmë ushqimore në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore ka publikuar raportin “Të Bërit Biznes” për vitin…