Ngrica e mjegull në fundjavë

26 janar 2018 | 13:18

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull.

Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja e lehtë di mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashpër ka qenë në fjalën e tij zëvendëskryeministri Fatmir…