Ngrihet aktakuzë për falsifikim parash në Pejë

23 janar 2019 | 11:34

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, V.I., për veprën penale falsifikimi parasë, nga neni 302, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.I., më 17 nëntor 2018, rreth orës 20:35, në magjistralen Deçan-Gjakovë, me dije dhe qellim ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar, në atë mënyrë që pasi kishte marrë me vete 280 (dyqindetetëdhjetë) euro të falsifikuara, ndalon me veturën e tij në një pompë për të marrë derivate, e ku me pas punëtorit të pompës ia jep 20 (njëzet) euro, kinse për pagesë, e pasi që të hollat e falsifikuara i vëren punëtori i pompës, i pandehuri me shpejtësi largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarje.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian(KE) do të publikojë sot një raport ku do…