Ngrihet aktakuzë për inkasantin që përvetësoi para në Pejë dhe Istog

25 shkurt 2019 | 15:41

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425, paragrafi 1, të KPRK, dhe veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri A.B., nga data 19 dhjetor 2017 e deri më 2 mars të vitit 2018, në Komunë të Pejës dhe Istogut, në cilësinë e inkasantit të kompanisë KEDS kishte përvetësuar shumën e parave prej 290 euro nga të dëmtuarit, R.M., Q.K., E.G., dhe N.Z., në emër të inkasimit për energjinë elektrike të shpenzuar dhe për t’i deponuar tek zyrat e KEDS-it, mirëpo të njëjtat i kishte përvetësuar.

Të pandehurit edhe pse ju kishte ndërprerë marrëdhënia e punës nga kompania KEDS më 4 maj 2018, i njëjti më 28 maj 2018, në fshatin Suhogerllë të Komunës së Istogut, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, kishte veshur uniformës e punës duke u paraqitur si punëtor i KEDS-it, kishte përvetësuar shumën e të hollave prej 70 euro nga të dëmtuarit Sh.S., dhe I.V, kinse për pagesë të energjisë elektrike.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e ministrit të Financave Bedri Hamza, sot u…