Ngrihet aktakuzë për rastin e vrasjes në Ferizaj që tronditi opinionin publik

29 qershor 2020 | 12:13

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, Prokurori i Shtetit Veton Shabani, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet T.L., dhe D.L, për rastin e vrasjes në komunën e Ferizajt që tronditi opinionin publik.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri T.L., me datë 8 dhjetor 2019, rreth orës 18:00 në fshatin Surqinë, komuna e Ferizajt, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.B., duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës me revole, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, me ç’rast ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Ndërsa, i pandehuri tjetër, D.L., në mënyrë që ta ndihmoj vëllanë e tij, marrin trupin e të ndjerit e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole dhe e hudhin në një përrockë me qëllim që ti fshehin provat e veprës penale, ku pastaj i pandehuri T.L., shkon tek pompa e derivateve për të blerë benzin dhe kthehet përsëri ne vendin ku kishin hedhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzin dhe ia vë flakën, me ç’rast ka kryer veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)’. Gjithashtu, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që të konfiskohet arma me të cilën është kryer vrasja si dhe vetura e markës ‘Porsche Panamera’, e cila ka mundësuar në kryerjen e veprës penale. Në këto veprime të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit me dënim adekuat për ngjarjen e rëndë”, është theksuar në këtë njoftim.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…