Ngrihet lapidari i të rënëve të familjes Mula të vrarë gjatë vitit 1945

25 maj 16:47

Sot në fshatin Stubëll të komunës së Gjakovës është organizuar një ceremoni me rastin e zbulimit të plakës përkujtimore të të rënëve në mbrojtje të tokave shqiptare të pjesëtarëve të familjes Mula nga çetnikët serbo-malazezë të vrarë në vitin 1912 dhe 1945.

Përpos familjarëve, bashkëfshatarëve dhe qytetarëve nga e gjithë Kosova, në nderim të të rënëve ishin edhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Nikollë Perkaj, pastaj veprimtari i çështjes kombëtare, prof. Muhamet Rogova, krerë fetarë, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe Invalidë të UÇK-së.

Familja Mula si familje atdhetare që nga viti 1912 për të vazhduar edhe gjatë vitit 1945 e deri në luftën e fundit ka qenë në shërbim të atdheut. Gjatë vitit 1912 njëri nga pjesëtarët e kësaj familje Metë Azman Mula është vrarë në Bellopojë të Pejës nga serbo-malazezët, më pas në vitin 1941 vritet edhe Zeqë Mula. Po ashtu gjatë vitit 1945 janë vrarë edhe pjesëtarët e tjerë të kësaj familjeje në mbrojtje të tokave shqiptare, Nimon, Selim, Avdi e Tahir Mula nga Bokeshka Brigada qetnike.

Me një fjalë rasti para të pranishmëve u paraqit edhe prof. Muhamet Rogova i cili vlerësoj lartë kontributin familjen Mula brez pas brezi.

Të pranishmit në emër të familjes Mula i ka përshëndetur Azman Mula, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani major i FSK-së.

Mula ka përshkruar në mënyrë kronologjike luftën e familjarëve të tij dhe flijimin e tyre për atdhe duke filluar nga Metë Mula i vrarë në vitin 1912 e për të vazhduar nga Zeqa i vrarë në vitin 1941 dhe Niman, Selim, Avdi e Tahir Mula të vrarë më 25 maj 1945 nga Bokeshka brigada qetnike serbo-malazeze.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të mërkurën mbledhje elektronike në…