Nice do ta largojë në janar Sneijderin

17 dhjetor 2017 | 18:06

Aventura e Wesley Sneijder te Nice pritet të mbyllet pas 6 muajsh.

Mesfushori holandez nuk ka dhënë atë që pritej nga stafi i Lucien Favre dhe në vetëm 8 ndeshje të luajtura nuk ka shënuar dhe ka dhënë vetëm 1 asistim.

Aktualisht i dëmtuar, Sneijder pritet të kthehet në Janar në fushë por me shumë mundësi me një fanellë tjetër, pasi klubi është gati të presë oferta për 33-vjeçarin.

Një hipotezë është rikthimi në Holandë, por për fantazistin nuk mungojnë ofertat nga Italia dhe Anglia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarët Sinan Vllasaliu, Meda dhe Sinan Hoxha, në vigjilje të…