Nick Giacobbe emërohet zëvendësambasador i ShBA-së në Kosovë

21 tetor 2019 | 18:35

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka njoftuar se Nick Giacobbe është emëruar zëvendësambasador në Kosovë.

Përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Kosnett ka thënë se është i gëzuar për prezantimin e zëvendësit të ri. “Nick është një diplomat i mençur dhe me përvojë, i cili bashkë me gruan e tij Cory është duke njohur shtetin dhe duke kontribuuar në fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Green Art Center (GAC) në vazhdimësi implementon aktivitete në kuadër…