
Nicolaas Biegman, ambasadori i NATO-s në Maqedoninë e Veriut, përkrahësi i parë i Ali Ahmetit për themelimin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)
Bashkimi Demokratik për Integrim -BDI, mbështetjen e parë ndërkombëtare, përkrahësin e parë e ka pasur Ambasadorin e NATO-s në Maqedoni të Veriut Nicolaas H. Biegman!
Ambasadori i NATO-s në Maqedoni të Veriut Nicolaas H. Biegman, pas fitores historike të BDI-së dhe ardhjes në pushtet, gjatë vizitës së Tij te Ali Ahmeti në malet shqiptare, në vitin 2004, u nderua me flamurin kombëtar me stemën e UÇK-së, në shenjë falenderimi dhe për atë vizitë historike ka lënë shënimin historik:”…Kjo foto është në male, aty ku AA më dha flamurin e tij, në 2004. Fanastike, as nuk e kam ditë që kjo foto egziston…”!
5 Qershori i vitit 2002, shënon ditëlindjen e partisë më të madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Bashkimi Demokratik për Integrim, te gjithë e dijmë se Nënë e ka LPK-në, djep e ka UÇK-në, dhe tash duhet ta dijmë se përkrahësin e parë ka pasur Ambasadorin e NATO-s në Maqedoni të Veriut Nicolaas H. Biegman!
Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me luftën heroike dhe titanike të UÇK-së, nën udhëheqjen e BDI-së, të Kryekomandantit dhe Kryetarit historik Ali Ahmeti, është bërë zot i fateve të veta dhe do të përparojë e do të thellojë pandërprerë demokracinë euroatlantike!
Bashkimi Demokratik për Integrim, është parti e pamposhtur dhe është e do të jetë gjithnjë fitimtare, sepse ka dalur nga nëntoka ilegale, atdhetare politiko-patriotike, ka dalur nga gryka e pushkës dhe nga flaka e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila i shpartalloi të gjitha planet dhe projektet antishqiptare të shovinistëve maqedono-serb në Maqedoninë e Veriut dhe është përkrahur direkt nga Ambasadori i NATO-s në Maqedoni në vitet e pas luftës, Nicolaas H. Biegman!
Të gjithë ata që duhet, e dijnë, por në të ardhmen edhe më shumë do ta dijnë, se Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti,pasi ishte shtrati dhe shtati i LPK-së dhe i UÇK-së, është edhe shtrati i shtatit, është balli dhe nderi i BDI-së!
Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti, me zgjuarsinë dhe shkathtësinë e Tij politike, atdhetare e patriotike, Bashkimin Demokratik për Integrim e ka orientuar drejt kursit politiko-patriotik atdhetar të rilindasve dhe vlerave më të mëdha heroike të të parëve tanë, të atyre që luftuan e derdhen gjak për truall e mbrojtje nga invador të hapsirës shqiptare e nga padrejtesitë e shumta pushtuese, shkelës të të drejtave kombëtare e cenues të të drejtave njerëzore, dhe me diplomaci të paparë e drejton drejt aleancës së madhe të miqësisë së përhershme me SHBA-në dhe drejt kursit të fuqishëm euroatlantik!
Shteti i Maqedonisë së Veriut, pas ardhjes në pushtet të Bashkimit Demokratik për Integrim me Ali Ahmetin Kryetar, është shqiptarizuar deri në përmasa të tilla, aq sa për çdo ndryshim, vula e Partisë heroike dhe historike të BDI-së, duket qartë kudo e në çdo segment, dhe do të vazhdojë të mbetet emblema përfaqesuse e interesave përmanente dhe historiko-strategjike progresive të ardhmës se ndritur dhe të integruar euroantlantike, jo vetëm të shqiptarëve në këtë shtet anëtare e NATO-s!
Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti, është Ai që din se çfarë duhet bërë dhe ku duhet të shkuar Partia Bashkimi Demokratik për Integrim!
Suksese edhe më të mëdha në ballë me politikanin largpamës, Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar, të papërsëritshmin Ali Ahmeti!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Qershor 2025!