Nicole Scherzinger nxjerr në pah dekoltenë dhe linjat e përkryera në bikini teksa shijon pushimet me të dashurin në Hawaii

12 mars 2022 | 13:55

Nicole Scherzinger nxiti sërish imagjinatën teksa hyri në Instagram për të ndarë një sërë fotosh të veshura me bikini të premten (11 mars) ndërsa ishte në Hawaii.

Ylli i Pussycat Doll, 43 vjeç, dukej fenomenal në foto, e veshur në bikini ngjyrë vjollce që mezi i përmbanin asetet e saj të bollshme.
Flokët e zeza të Nicoles u lëshuan poshtë shpinës së saj, teksa ajo pozoi një imazhe pranë një pishine përpara se të dilte në plazh me të dashurin Thom Evans.

Një tjetër pozë këngëtarja shihet duke u përqafuar me ish-lojtarin e ragbit, 36 vjeç, i cili u shfaq pa këmishë për të treguar muskujt e barkut.

“Ngjyrosni qiellin dhe bëjeni tuajin”, ishte mbishkrimi që këngëtarja bëri sipër imazheve, shkruan DailyMail.

Kujtojmë që asi i ragbit dhe ylli i popit filluan romancën në vitin 2019 pas takimit në “The X Factor: Cleebrity”, ku ajo ishte gjyqtare dhe ai garues.

Çifti ka krijuar një lidhje të fortë që nga ajo kohë dhe në një intervistë për The Sunvitin e kaluar, Thom zbuloi se si është të takohesh me këngëtaren.
“Askush nuk po e pyet Nicole-n se si ia doli me mua, sepse unë po godas masivisht (mbi peshën time). Ajo është kaq e lehtë dhe argëtuese për të qenë pranë. Unë kam arritur xhekpotin”, tha ai atë kohë.
Kjo vjen ndërsa Nicole shfaqi edhe një herë figurën e saj të pabesueshme në një koleksion fotografish marramendëse në Hawaii, të enjten kur ajo u shfaq për kalendarin pranverë/verë 2022 të Jacquemus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaosi që ka goditur Chelsean ditët e fundit ka ngjallur…