
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro!
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.
Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama për të marrë këtë detyrë.
Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku ia doli të grumbulloi 84 vota pro. 87 deputetë morën pjesë në votim.
Opozita, që ishte kundër emrit të Peleshit për drejtimin e Kuvendit, bojkotoi votimin dhe në vend të fletës së votës, hodhi në kuti pankarta kundër qeverisë ‘Rama 4’.
Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e parë në seancën parlamentare që rinisi pasditen e kësaj të premte.
Në fjalën e tij e cila u shoqërua me përplasje të duarve mbi tavolinë nga ana e deputetëve të PD, Peleshi teksa e ka cilësuar nder zgjedhjen e tij nga Rama dhe PS, ka premtuar para deputetëve se do të vendosë të gjitha energjitë e tij në shërbim të Kuvendit.