Artan Nimani i Nismës: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA është alarm kombëtar

12 shtator 2025 | 17:01

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Artan Nimani ka reaguar pasi SHBA-ja ka pezulluar përkohësisht dialogun strategjik me Kosovës.

Nimani në reagimin e tij ka thënë se “Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA është alarm kombëtar. Ky nuk është faj i Amerikës, por i qeverisë Kurti që rrezikoi partneritetin më të madh të Kosovës”.

Reagimi i plotë i Nimanti:

Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA është alarm kombëtar. Ky nuk është faj i Amerikës, por i qeverisë Kurti që rrezikoi partneritetin më të madh të Kosovës.

Ky partneritet Nuk është luks, por oksigjen për shtetin tonë. SHBA ishte krah nesh në luftë, në çlirimin e Kosovës, në shpalljen e pavarësisë dhe në mbrojtjen e sigurisë sonë. Të humbësh këtë besim do të thotë të luash me fatin e kombit.

Qytetarë të Kosovës, vëllezër e motra shqiptare kudo që jeni: ky moment kërkon unitet, zgjim dhe përgjegjësi kombëtare. Asnjë individ, asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta prishë aleancën që është themeli i lirisë sonë. Duhet ta themi qartë – nuk jemi me ata që e dëmtojnë Kosovën, jemi me Amerikën, me aleatët tanë, me të ardhmen tonë.

Aleanca me SHBA është themeli i lirisë sonë – kush e dëmton këtë, dëmton të ardhmen e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës,…