
Nimanaj vazhdon fushatën, pritet nga banorët e Istogut të Poshtëm
02 tetor 2025
| 16:27
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, së bashku me kandidatin për Asamble, Blerim Hysenaj, u ndalëm në Istogun e Poshtëm ku bashkëbiseduan me banorët për vizionin e përbashkët në qeverisjen e komunës.
“Programi ynë për këtë lagje është i qartë, më shumë investime, më shumë gjallëri dhe një Istog që rritet me dinamikën e qytetarëve të vet”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.