Nipi i Michael Jackson portretizon artistin e ndjerë në filmin e tij të ardhshëm biografik

31 janar 2023 | 14:48

Jaafar Jackson, nipi 26-vjeçar i Michael Jackson, do të portretizojë këngëtarin e ndjerë në filmin biografik “Lionsgate” të drejtuar nga Antoine Fuqua.

Lajmin e ka konfirmuar së fundmi Fuqua në Instagram.

Këngëtari dhe aktori është djali i Jermaine Jackson, anëtar i grupit “The Jackson 5”.

Me një histori nga John Logan, Fuqua ishte dakord të drejtonte Michael si projektin e tij të ardhshëm.

Filmi po prodhohet nga Graham Kin, i cili bëri filmin “Bohemian Rhapsody” nga tregimi i “Freddie Mercury and Queen”.

Jaafar Jackson padyshim zotëron zërin dhe aftësitë për të portretizuar xhaxhanë e tij.

Është thënë se filmi nuk do t’i shmanget polemikave të jetës së Jacksonit, akuzave pedofile që ndoqën vitet e tij të fundit deri në vdekjen e tij në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.

Sidoqoftë, është e qartë se disa çështje duhet të hetohen që filmi të ketë një avantazh dramatik dhe vërtetësi të mjaftueshme për t’i bërë ballë shqyrtimit pa i tjetërsuar fansat e këngëve dhe trashëgimisë muzikore të Jackson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme të këqija për trajnerin Erik ten Hag, i cili…