Lëndohet Erikseni, mungon tre muaj

31 janar 2023 | 14:44

Lajme të këqija për trajnerin Erik ten Hag, i cili ka mbetur pa Christian Eriksenin për tre muaj.

Mesfushori danez u lëndua në nyjën e këmbës gjatë ndeshjes së fituar të shtunën ndaj Readingut në FA Cup pas një dueli me Andy Carroll, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Klubi anglez njofton se, pas ekzaminimeve të detajuara, ish-futbollisti i Tottenhamit e Interit duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë deri në fund të prillit ose në fillim të majit. Kështu, për futbollistin që shpëtoi mrekullisht në “Euro 2020” pas një sulmi kardiak, ky sezon thuajse ka mbaruar pasi atij i nevojitet kohë për ta rikthyer formën optimale edhe pas rikthimit në fushën e blertë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber Rose ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin…