Nis asfaltimi i rrugës Runik-Syriganë

19 dhjetor 2019 | 16:34

Në Bashkësinë Lokale të Runikut ka filluar asfaltimi i rrugës Runik-Syriganë dhe segmenteve të tjera të rrugëve në këtë pjesë. Për të parë nga afër punimet e kësaj rruge ka qenë i pranishëm nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe me bashkëpunëtorë të tjerë.

Po ashtu, edhe në lagjen 6 në Skenderaj ka filluar asfaltimi i rrugës në këtë pjesë të qytetit.

Me këtë rast, banorët e kësaj lagje janë shprehur mjaft të kënaqur me investimet që ka bërë komuna në realizimin e kërkesave të tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“MUTE Foundation” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-në,…