Nis asfaltimi i rrugës Junik – Nivokaz

26 prill 2018 | 11:57

Në prani të shumë qytetarëve të fshatit Nivokaz të komunës së Junikut dhe zyrtarëve komunal ka filluar të enjten asfaltimi i rrugës që lidhë këtë komunë me fshatin Nivokaz.

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, u ka premtuar banorëve të fshatit Nivokaz se sipas mundësive ligjore do të bëjë investime që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së tyre dhe të banorëve të fshatrave tjera përreth komunës së Junikut.

Kuçi ka thënë se një prioritetet tjetër është hapja dhe trasimi i rrugës për bjeshkë të Nivokazit ku do të mundësojë frekuentimin e lehtë të banorëve të fshatit Nivokaz në bjeshkën e tyre.

 /Epoka e re/

Image may contain: 16 people, people smiling, people standing, tree and outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vetë të radhës…