Nis dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit (Foto)

19 nëntor 2020 | 14:03

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ka nisur dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shpërndarë disa fotografi të personave që janë duke e dekoruar qytetin.

“Viti 2020 ishte plot sfida për të gjithë ne dhe këto festa të fundvitit do të i presim në kushte krejt më ndryshe se zakonisht”.

“Pavarësisht të gjitha këtyre, kemi filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive duke uruar që të kemi mbarësi, shëndet dhe momente të bukura me njerëzit e dashur rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashmte dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…