Nis faza e dytë e aplikimit për izolimin termik të shtëpive për familjet në nevojë

21 tetor 2020 | 14:09

Komuna e Drenasit ka njoftuar se është hapur faza e dytë e aplikimit për të përfituar izolimin termik për familjet në nevojë.

“Në fazën e parë, nga Komuna e Drenasit kanë qenë përfitues tetë ekonomi familjare në nevojë, të përzgjedhur nga stafi kompetent i Fondit të Mijëvjeçarit, si financues kryesor i këtij projekti.  Për të aplikuar në këtë projekt në kuadër të SEEK-ut të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, ju njoftojmë se afati për aplikim është nga data 21.10.2020 deri më 27.10.2020. Projekti SEEK ka hapur mundësi të reja për identifikimin e përfituesve të mundshëm. Vetë identifikimi nuk përbën aplikim zyrtar për grante të projektit SEEK dhe as nuk garanton ndonjë të drejtë në bazë të projektit”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar debat në pikën e…