Nis hetimi për intervistën e Lady Dianës në vitin 1995

19 nëntor 2020 | 08:52

Dy ditë më parë vëllai i Princeshës Diana akuzoi rrjetin britanik të lajmeve BBC se kishin shantazhuar motrën e tij për të dhënë një intervistë në vitin 1995 për emisionin “Panorama”.

Sot rrjeti britanik i lajmeve njofton se ka kërkuar një hetim për të nxjerrë të vërtetën.

Sipas BBC-së, Lord Dyson është emëruar prokuror për të kryer një hetim të pavarur për akuzat e ngritura nga vëllai i Lady Dianës.

Kjo vjen pasi vëllai i Dianës, Earl Spencer, pretendoi se gazetari i BBC-së, Martin Bashir, ka përdorur deklarata bankare të falsifikuara për ta bindur atë të jepte intervistën.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, tha se “BBC është e vendosur të arrijë të vërtetën për këto ngjarje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi porositur një hetim të pavarur”.

Earl Spencer, gjithashtu, pretendoi se reporteri i “Panoramës” falsifikoi edhe shumë dokumente të tjera dhe kishte shpifur kundër familjes mbretërore.

Martin Bashir, 57 vjeç, aktualisht redaktor i fesë në “BBC News”, është sëmurë dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura kundër tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mbrojtja e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po…