Nis ndërtimi i nënkalimit për vetura në Ferizaj

14 gusht 2020 | 18:30

Në Komunën e Ferizajt ka nisur puna për ndërtimin e njërit prej projekteve më madhore infrastrukturore në zonën qendër siç është ai i ndërtimit të nënkalimit për vetura që bashkon dy arteriet kyçe rrugore, rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe “Liman Rekaj”, te “Plus Marketi”. Ky projekt realizohet në kuadër të projeksionit infrastrukturor të “Bashkimit të Qytetit”.

Për ta bërë hapin e parë në këtë vepër infrastrukturore kanë dalë në terren kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Svarqa, zëvendësministrin e Infrastrukturës, Xhavit Zariqi, drejtues të hekurudhave të Kosovës dhe drejtorë e zyrtarë të tjerë komunalë.

Me këtë rast, kryetari Aliu ka thënë se kjo vepër infrastrukturore paraqet një domosdo investimi duke ditur faktin e lidhjes më të lehtë, më të shpejtë mes dy rrugëve ndër më kryesoret në qytet, për të cilën do të shërbej ky nënkalim.

Ndërsa ministri Abrashi ka thënë se në Ferizaj do të ketë investime të shumta infrastrukturore, duke pasur parasysh edhe zhvillimin ekonomik dhe referencën zhvillimore që ka kjo komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa kaluar 24 orë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka…