Nis ndërtimi i një ure në Malishevë

19 nëntor 2018 | 12:09

Në periferi të qytetit të Malishevës gjatë kohës së reshjeve të mëdha, për shkak të mungesë së urës një pjesë e qytetit vazhdimisht bllokohet nga vërshimet, ku si pasojë përmbyten hektarë të tërë të tokave bujqësore, si dhe disa familje mbesin të izoluara dhe shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve nga uji.

Për të evituar këtë problem, ka filluar ndërtimi i urës në këtë rrugë.

Punimet në ndërtimin e urës kanë filluar më 14 nëntor dhe pritet të përfundojnë shumë shpejt, ndërsa punimet të hënën i ka parë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë.

Ndërtimi i kësaj ure, përveç rëndësisë në qarkullimin e këtyre familjeve, ka rëndësi të madhe edhe për parandalimin e vërshimeve.
Ndërtimi i kësaj ure bëhet në bashkëpunim mes Ministrisë së Bujqësisë, Komunës së Malishevës dhe Grupit Lokal të Veprimit “Llapusha”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, dhe  ambasadori i Norvegjisë,…