Nis punimet Seminari i 37-të i Gjuhës Shqipe, Kryeministri Haradinaj premton mbështetje

20 gusht 2018 | 13:51

Sot i filloi punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Për të 37-në herë më radhë, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që organizohet në Fakultetin e Filologjik i UP, pritet të mbledh qindra studiues të gjuhës shqipe nga mbarë bota, njofton Klan Kosova.

Në hapjen e seminarit po merr pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri, Lindita Nikolla, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja e personalitete të tjera.

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalimin e tij të rastit, ka thënë se iu është mirënjohës studiuesve të cilët kanë njoftuar të tjerët për gjuhën shqipe të shqiptarëve:

”Ju jemi mirenjohes studiuesëve të gjuhës shqipe të cilët kanë njoftuar të tjerët me shqipen e shqiptarëve. Gjuha jonë është e pasur, meriton të njihet sa ma shume në botë. Qeveria e vendit do t’i japë përkrahje në vazhdimësi seminarit të shqipes” ka thënë ai.

Punimet në këtë seminarë do të zhvillohen nga 20 –31 gusht 2018 në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Lushi Nuk e di cila është më turp se…