Nis renovimi i ambulancave mjekësore në tetë fshatrat e Klinës

26 nëntor 2019 | 16:35

Komuna e Klinës ka filluar projektin për rinovimin e qendrave dhe ambulancave të mjekësisë familjare në tetë fshatra të Klinës, projekt ky i cili është duke u realizuar në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në këto qendra të kujdesit shëndetësor.

Për të parë nga afër realizimin e punimeve, të martën kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Hekuran Sejdiun, kanë qëndruar në Grabanicë, ku po bëhet rinovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

Ky projekt kap vlerën prej 47 222 euro, ndërsa do të rinovohen ambulanca të kujdesit shëndetësor në këto fshatra: Grabanicë, Zllakuqan, Sferkë, Budisalc, Jagodë, Gllarevë, Jashanicë dhe Caravik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sallën e Kulturës në Drenas, studentët përfitues të bursës…