Nis rregullimi i shtratit të përroit në Opterushë të Rahovecit

09 shtator 2020 | 13:48

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me zëvendësministren e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Magbule Shkodra dhe bashkëpunëtorë e qytetarë, mori pjesë në fillimin e punimeve të projektit për rregullimin e shtratit të përroit në Opterushë.

Kryetari Latifi ka thënë se projekti në fjalë është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe MPL-së dhe kushton 142 mijë euro.

Ai ka thënë se Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas kësaj kontrate, do të realizojë, përveç në Opterushë, edhe projektet e trajtimit të përrenjve në Pataqan të Ulët, Malësi të Vogël dhe Polluzhë. “Shtrati i përroit në Opterushë, i gjatë 762 metra, do të ketë ndriçim publik, urë në rrugën kryesore 8.2 metra gjerësi si dhe trotuarë në të dy anët. Në projekt është përfshirë edhe kanalizimi fekal me gypa plastik të brinjëzuar për 262 metra gjatësi, si dhe do të ketë ura të vogla (lëshesa) kaluese për shtëpitë përskaj përroit. Një projekt i tillë do t’i parandalojë papastërtitë, vërshimet dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve mjedisore, duke i dhënë pamjen e merituar kësaj zone”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësit e tri listave të cilat fituan në zgjedhjet e…