Nis shpërndarja e pagesës nga skema e ndihmës sociale

21 maj 2020 | 13:14

Posta e Kosovës ka bërë me dije se nga sot ka nisur me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga masa numër 15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë në këtë kohë pandemie.

“Ftojmë qytetarët të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metra me njëri-tjetrin, gjatë marrjes së shërbimit në sportelet tona”.

“Falënderojmë gjithë punonjësit tanë që me përkushtim të lartë në këtë kohë pandemie, po kryejnë me efikasitet shërbime qytetarëve në zyrat postare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Posta e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…