Nis takimi me përfaqësues të partive te Konjufca, s’i shkon asnjë lider i subjekteve të mëdha

08 prill 2025 | 12:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvenbdin e Kosovës.

Ai ka ftuar ata për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty kanë shkuar Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja dhe Muharrem Nitaj nga AAK-ja.

Ndërsa nga partitë e komunitetit joshumicë janë parë kryetarët e subjekteve që përfaqësojnë.

Mediet janë lejuar të marrin pamje në nisje të takimit dhe më pas ai është mbyllë për medie.

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin datë për seancën konstituive të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka shkruar historinë edhe një herë tjetër. Në…