Cakolli: Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin, cenon funksionimin demokratik të Kuvendit

03 maj 2025 | 11:32

Eugen Cakolli nga KDI ka reguar pas dështimit të sotëm të seancës konstituive.

Ai ka shkruar në Facebook se kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë – që është përjashtim procedural – zbatohet votimi publik, si rregull.

“Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural. Kjo është tashmë kapje e procesit. Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin”, ka shkruar ai.

Sipas Cakollit, e drejta e LVV-së për të propozuar është e padiskutueshme, por detyrimi për ta bërë këtë formalisht është po aq obligim kushtetues.

“Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit”, ka theksuar Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e…