Nisën karrierën bashkë, Ben Affleck dhe Matt Damon zbulojnë se dikur ndanin të njëjtën llogari bankare

24 mars 2023 | 16:06

Nuk është sekret që Ben Affleck dhe Matt Damon u ngritën si aktor në Hollywood së bashku.

Miqtë e shkollës së mesme fituan një “Oscar” në 1998 për “Good Will Hunting”, të cilin të dy e shkruan dhe luajtën.

Aktorët tani kanë zbuluar gjithashtu se dikur kishin një llogari bankare të përbashkët, shkruan Marca.

Në episodin e fundit të “The Bill Simmons Podcast”, dyshja nga Kembrixh, Massachusetts zbuluan pse kishin këtë marrëveshje financiare “të pazakontë”.

Damon foli fillimisht për këtë temë duke thënë: “Ishte e pazakontë, por na duheshin paratë për audicione. Ishte një gjë e çuditshme, në retrospektivë”.

“Ne do të ndihmonim njëri-tjetrin dhe do të ishim aty për këtë. Ishte sikur, ‘Ti nuk do të jesh vetëm. Unë nuk do të jem vetëm. Le të dalim atje dhe ta bëjmë këtë së bashku”, shpengoi tutje Affleck.

Aktorët, të cilët po promovojnë filmin e tyre të ri “Air”, gjithashtu shpjeguan se kishin rregulla në lidhje me përdorimin e llogarisë së tyre bankare të përbashkët.

“Ju lejoheshit të shkonit në New York me paratë. Ju lejoheshit të nxirrnit 10 dollarë dhe të merrni çerek dhe të shkoni në ‘arcade’ dhe të luani videolojëra”, thanë ata, duke shtuar “përfundimisht, ne u lejuam të përpiqeshim të blejmë birra, e cila nuk ka funksionuar kurrë”.

Matt Damon zbuloi se roli i tij si toger Britton Davis në filmin “Geronimo: An American Legend” të vitit 1993, ishte nxitja e parë financiare për llogarinë e tyre.

“Përderisa njëri prej nesh kishte para, e dinim që energjia nuk do të fiket. Pas Geronimos, unë ndoshta kisha para të mira në bankë. Dhe thash ‘jemi mirë për një vit”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, kryetari i…