Niset edhe grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova për në haxh

18 qershor 2023 | 12:43

Në orët e hershme të mëngjesit është nisur edhe grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit.

282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00.

Të gjitha fluturimet janë duke u zhvilluar sipas orareve të parapara, ndërkohë që edhe tri grupe pritet të udhëtojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me…