Nisin hetimet për sherrin Ibra-Lukaku

02 shkurt 2021 | 11:12

Ditë vendimtare për sherrin ndërmjet Zlatan Ibrahimoviq dhe Romelu Lukaku.

Tensioni në derbin e Kupës nuk pritet të kalojë pa pasoja, me Disiplinorin e Federatës Italiane që ka nisur hetimin dhe do të shqyrtojë materialet audio dhe video, për të analizuar me detaje fjalët që shkëmbyen dy sulmuesit.

Edhe pse nuk ka një datë konkrete, mendohet që vendimi nuk do të vonojë. Në orët në vijim, edhe arbitri Valeri do të dëshmojë për të sqaruar sherrin ndërmjet dy futbollistëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…