Nisin hetimet për shqiptarin që u masakrua në burg

10 shkurt 2020 | 00:00

Ambasada e Shqipërisë në Francë, ka konfirmuar se kanë nisur hetimet rreth vdekjes së Mentor Rexhës.

Ambasadori Shqiptar në Francë, Dritan Tola, ka deklaruar se është vënë në dije nga familjarët që Mentor Rexha ka ndërruar jetë në burgun në Francës.

Tola shprehet se ka informuar të afërmit të marrin një avokat, e ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve se ambasada u ka thënë se “nuk kanë fonde për të sjellë trupin e të riu”.

Ai ka sqaruar se familjarët duhet të kontaktojnë me shërbimin social në Shqipëri lidhur me transportimin e trupit në atdhe.

Sa i përket dyshimeve të familjarëve, siç edhe motra Suela tha më herët se është vrarë, Tola shprehet se po mban kontakte me autoritete franceze, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim për këtë.

“Për ngjarjen e trishtueshme të shtetasit Mentor Rexha, Ambasada është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit të dielën e shkuar dhe që atë dite e deri me sot, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm e të përditshëm me të afërmit (motrën, vëllain dhe kushërirat) për të ndihmuar në vendosjen e kontaktit me qendrën penitenciare të Lorient (qytet mbi 500 km nga Parisi), si edhe për lehtësuar udhëtimin e së motrës nëpërmjet Italisë në Francë e më pas deri në qytetin Lorient. Shërbimi konsullor ka qenë gjithashtu në kontakt me autoritetet policore dhe ato të burgut, përfshirë me drejtoreshën e burgut dhe kjo e fundit pas kësaj e ka pritur vetë të motrën e të ndjerit, pardje të premten, kur ajo mundi të mbërrinte në Lorient. Dje (të shtunën) bashkë me të vëllanë tjetër ardhur nga Gjermania, ata mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit dhe dje pasdite gjatë kontaktit me Ambasadën ata u shprehen se kanë dyshime lidhur me vetëvrasjen e  vëllait te tyre. Ambasada iu përgjigj, siç parashikohet në këto raste, se nëse kane dyshime Ambasada do të kërkonte informacion suplementar mbi ngjarjen dhe sugjeroi ndërkohë që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktonte edhe ajo një avokat për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore. Gjithashtu, i vëllai nga Gjermania i të ndjerit pyeti lidhur me shpenzimet e kthimit në atdhe të trupit të të ndjerit dhe Ambasada e sqaroi se kjo nuk është në kompetencën direkte të saj, por familja mund t’u bëjë kërkesë autoriteteve kompetente të shërbimeve të ndihmës sociale në Shqipëri. Për më shumë, ne presim informacion më të detajuar dhe zyrtar që u kemi kërkuar autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze lidhur me pretendimet dhe dyshimet e ngritura dje nga të afërmit. Për çdo informacion tjetër, Ambasada mbetet në dispozicion të plotë”, shprehet Tola për “shqiptarja.com”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në…