Nisin procedurat e shpronësimit të segmentit rrugor Gjakovë në drejtim të Pejës

26 shkurt 2021 | 15:16

Të premten është mbajtur mbledhja e dytë për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në të cilën janë shqyrtuar dhe janë votuar të gjitha pikat e rendit të ditës të propozuara nga kryesuesi i kuvendit Anton Shala dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Me propozim të kryetarit Gjini, si pikë e veçantë ka hyrë dhe është miratuar unanimisht propozimi për nisjen e procedurave të shpronësimit në segmentin nga qendra e qytetit deri në dalje të qytetit në drejtim të Pejës. Nevoja për shpronësim vjen pas nënshkrimit të memorandumit në mes të kryetarit Gjini dhe ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi për fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse në këtë segment.

Ndërsa, sipas propozimit të kryesuesit Shala janë shqyrtuar dhe miratuar propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e fushës futbollistike në fshatin Korenicë, plani i punës së KKSB-së për vitin 2021, raporti i punës për ndërmarrjet publike komunale “Stacioni i Autobusëve” dhe “Çabrati”.

Ndërkaq nga ana e përfaqësuesve të drejtorisë për Punë Inspektuese është dhënë informata për shqiptimin e gjobave për mosrespektimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19 gjatë fushatës elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunë të Drenasit,…