Nisin punimet në realizimin e projektit “Shtigjet e ecjes” në Rahovec

03 gusht 2018 | 14:30

 Kanë nisur punimet në realizimin e njërit ndër projektet me më interes për qytetarët e Komunës së Rahovecit “Shtigjet e ecjes”.

Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Pas fillimit të punimeve kryetari Latifi ka thënë se sot po nisin punimet në realizimin e një projekti “Shtigjet e ecjes”, projekt ky shumë i rëndësishëm dhe në vendin e veçantë pra nën “Majën e Shkodranit.

Sipas tij, kjo pjesë e qytetit me përfundimin e punimeve të këtij projekti do të jetë zonë turistike pasi që edhe i plotëson kushtet që të jetë e tillë.

Kryetari Latifi ka kërkuar nga punëkryesi që punët t’i kryejnë me cilësi të lartë dhe sipas kontratës së nënshkruar.

Kurse përgjegjësit e firmës e cila ka marrë projektin për të ndërtuar “Shtigjet e ecjes”, i ka premtuar kryetarit Latifi se përfundimi i punimeve në këtë projekt do të jetë para afatit të cilin është paraparë në kontratë.

Në kuadër të projektit është paraparë të ketë parking në fillimit shtegut dhe shtëpize nga druri për informim, këndin për lodra për fëmijë tek vendi i quajtur “Maja e Shkodranit”, ndriçim solar, pushimore, ecje  publike, drunj dekorativ dhe dy teleskopë.

Projekti ka një gjatësi prej 1 kilometër e 500 metra, dhe që financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal  me 125 mijë euro, kurse Komuna e Rahovecit do të participon me 10 mijë e 500 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se…