Zëvendësministri i Brendshëm: Duhet ta hapim debatin për çështjen e Luginës së Preshevës

03 gusht 2018 | 14:17

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se duhet hapur debati për çështjen e Luginës së Preshevës.

Ai ka theksuar se Lugina jo vetëm që është obligim historik por edhe ri-rregullim i plotë i Kosovës me pjesët e shkëputura në kohën e Jugosllavisë.

“Momente kruciale historike po kalon Kosova ku rregullimet e hartës Ballkanike në raport me shqiptarët duhet të kenë një epilog. Prandaj duhet të hapin debatin për çështjen e Luginës së Preshevës. Jo vetëm që është obligim historik por edhe ri rregullim i plotë i Kosovës me pjesët e shkëputura në kohën e Jugosllavisë. Nuk duhet të jetë më tabu kjo çështje siç nuk duhet të jetë tabu edhe çështja e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk mundemi të mbetemi rob i politikave të këqija historike. Për stabilitet të qëndrueshëm dhe rregullim të raporteve me Serbinë dhe jo vetëm me Serbinë por duhet patjetër të bisedohet në Bruksel dhe të zgjidhet përgjithmonë çështja e Luginës së Preshevës”, ka thënë Zeka, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka hedhur poshtë një propozim të bërë nga…