Bayerni refuzon shkëmbimin Martial-Boateng

03 gusht 2018 | 14:15

Bayern Munchen ka hedhur poshtë një propozim të bërë nga Manchester United për të shkëmbyer sulmuesin Anthony Martial me mbrojtësin Jerome Boateng, raporton “Bild”.

Martial dëshiron largimin nga “Old Trafford”, për shkak se ka pasur hapësira të pakta aktivizimi nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Edhe Boateng thuhet se është, po ashtu, në “opozitë” me klubin “bavarez”. Por, kampionët e Bundesligës nuk do të shkëmbejnë qendërmbrojtësin e tyre me Martial, për shkak të ngopjes së krahëve të ofensivës, që ata kanë tashmë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media…