Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë

07 maj 2026 | 14:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për projektin “Rikonstruktimi i rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë – Malishevë”.

“Me rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë, si Qeveri e Republikës së Kosovës po e bëjmë një investim tejet të rëndësishëm për banorët e Malishevës dhe të mbarë zonës së Llapushës, e më gjerë”, tha kryeministri në detyrë.

Kurti theksoi se, përtej lidhjes së pesë fshatrave përgjatë segmenti Kijevë – Malishevë, rruga u shërben në baza ditore 18 fshatrave të zonës.

Ai shtoi se kjo rrugë e zhbllokon potencialin zhvillimor dhe e ndihmon turizmin, sepse krahas banorëve do të përdoret edhe nga qytetarët jo vetëm nga Kosova që shkojnë për t’i vizituar Ujëvarat e Mirushës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është larguar nga Vatikani…