‘Qëndroi 2 orë e gjysmë’, Rubio largohet nga Vatikani pas takimit me Papën
07 maj 2026
| 14:22
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio është larguar nga Vatikani të enjten pasi ka takuar Papa Leonin në atë që pritej të kishte qenë një takim i tensionuar.
Takimi ka ardhur pas deklaratave të presidentit Donald Trump ndaj udhëheqësit katolik mbi luftën e Iranit.
Rubio ka kaluar 2 orë e gjysmë në Vatikan përpara se të largohej me makinë në një konvoj nën masa të rrepta sigurie, raporton “Reuters”.
Ai është takuar fillimisht me Leonin përpara se të ulej me zyrtarë të lartë të Vatikanit, përfshirë diplomatin e lartë italian, Kardinalin Pietro Parolin.



