Nisin seancat për ekstradimin ose jo të Assanges

24 shkurt 2020 | 13:37

Në një gjykatë në Londër ka nisur të hënën seancat dëgjimore për ekstradimin ose jo të themeluesit të ueb-faqes “WikiLeaks”, Jualian Assange, në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane e kërkojnë atë për 18 akuza, përfshirë spiunimin.

Assange është paraqitur para gjykatës Woolwich Crown, dhjetë muaj pasi është nxjerrë nga Ambasada e Ekuadorit, ku ishte strehuar për shtatë vjet.

Avokatët dhe mbështetësit e kundërshtojnë transferimin e tij në ShBA, duke thënë se nuk do të përballet me gjykim të drejtë.

Akuzat lidhen me një rast të vitit 2010, kur “WikiLeaks” ka publikuar një sërë dokumentesh të klasifikuara të ushtrisë amerikane.

James Lewis, avokat që e përfaqëson ShBA-në në seanca dëgjimore, ka thënë se Assange ka bërë komplote për të pirateruar kompjuterët e Pentagonit dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje të materialeve të paredaktuara, që e kanë vënë në rrezik jetën e burimeve.

Komisionarja për të drejta të njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, i ka kërkuar Britanisë të mos e ekstradojë Assangen, duke u thirrur në lirinë e shprehjes. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar Alban Zogajn…