NISMA-AKR bëhet me grup parlamentar

17 tetor 2020 | 21:52

Nisma-AKR prap është bërë me grup parlamentar, shkruan ‘Epoka e re’.

Këtë e ka mundësuar deputeti Veton Berisha i cili iu bashkua Nisma-s sot.

Me kalimin e deputetit Haxhi Shala nga grupi parlamentar i Nismës Socialdemokrate në atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, grupi Nisma-AKR-PD në Kuvendin e Kosovës ishte shuar.

Njoftimin për kalimin e Berishës në grupin parlamenatar të Nisma-AKR, e ka bërë Endrit Shala, përmes rrjetit social ‘Facebook’.

‘Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani vijon rrugëtimin perfekt në Seria A, duke marrë fitoren…