Nisma kërkon hetim parlamentar për deportimin e shtetasve turq

30 mars 2018 | 20:48

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, e veçanërisht për dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Republikën e Turqisë.

Nisma vlerëson se me këtë veprim janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë cenuar rëndë themelet e demokracisë së vendit.

Po ashtu, Nisma vlerëson se Kosova si një shtet i pavarur dhe demokratik duhet ta zbatojë Kushtetutën e vendit dhe t’i respektojë obligimet që dalin nga e drejta dhe konventat ndërkombëtare.

“Me veprimet e djeshme nuk është respektuar hierarkia dhe as fryma të cilën synojmë ta ndërtojmë. Nisma përgëzon qëndrimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës përkitazi me këtë çështje. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim. Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht!
Në funksion të kësaj Nisma kërkon hetim parlamentar për këtë çështje”, është bërë me dije në komunikatën e Nismës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e…